Zhvillime "bombë" në Partinë Demokratike, Ervin Salianji deklaron se do të organizojë Kuvend!

25 Maj 2026, 23:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Zhvillime "bombë" në Partinë Demokratike, Ervin

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se do të organizojë Kuvend me anëtarët e Partisë Demokratike, një zhvillim "bombë" nga kjo parti. 

Salianji e konsideron Berishën një kryetar jo legjitim, pasi thotë se kandidoi në kundërshtim me Statutin dhe pa lejuar kandidatë përballë. Ai paralajmëroi organizimin e një Kuvendi dhe vijimin e çështjes në gjykatë. 

Kujtojmë se Sali Berisha, organizoi një Kuvend në stadium kur nisi procesin për t'i marrë vulën e partisë Lulzim Bashës. 

Artan Hoxha: Kur është Kuvendi i PD? Do të shkosh ti? 

Ervin Salianji: PD jam unë. Unë do të bëj Kuvend më vete! 

Ylli Rakipi:  Do të bësh kuvend vërtetë?

Ervin Salianji: Pse kot flas unë? Kam nisur edhe proces tjetër unë. Së pari, institucionet funksionojnë me shkresa. Nuk kam shkresë pse jam përjashtuar. Kam dërguar shkresë me postë. Do të pres afatin ligjor.

Artan Hoxha: Do ti drejtohesh gjykatës? 

Artan Hoxha: Beson te gjykatat? 

Ervin Salianji: Do të vijoj procesin deri në fund. Kam folur me faktorin ndërkombëtar. Ja rezultati, e uroi njeri Berishën? Hyn ndonjë ambasador te dera e këtij? Ligjërisht do ta vazhdoj. Kam folur dhe kam informuar të gjithë faktorin. Po pres një element tjetër unë.

Ylli Rakipi: Kuvend për çfarë do të organizosh ti? 

Ervin Salianji: Për të luajtur valle… Nuk e njohim ne Berishën, nuk është legjitim. 

Ylli Rakipi: Pra do të kërkosh vulë? 

Ervin Salianji: Do të vijojmë betejën derisa PD të jetë fituese. 

Po ndodh...

ide