"Salianji, njeriu më i lumtur sot!"/ Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë PD-në, po e merr në varr...

25 Maj 2026, 23:38 / POLITIKË ALFA PRESS

"Salianji, njeriu më i lumtur sot!"/ Haxhiu: Portreti i doktorit

Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar konfirmimin e Sali Berishës në 23 maj në krye të PD-së, e cilësoi atë uzurpim të partisë. Ai u shpreh se mënyra e votimit pa garë të Berishës është varrosja e gjallë e partisë dhe ai po me merr me vete.   

"E ndoqa me shqetësim mënyrën si është prezantuar në media. Kam shqetësim për faktin që gazetaria në terren po vdes, sepse me këtë gazetari ku vendoset portreti i Berishës pa asnjë kriter në garë, mendoj se faji është te ne, i kemi bërë piar një njeriu, përfshirë edhe gazetën ku jam unë, një njeriu që nuk ka merituar të prodhojmë lajme kaq sa i kemi prodhuar.

Është shkarje serioze në profesionin tonë.

Të gjithë janë për turp, si është ndjekur PD në garën zgjedhore.

Ata që kanë votuar, nëse janë 37 mijë e 800, kanë gabuar seriozisht për të ardhmen e PD. Ky është variant i gabimit. Pastaj të vërtetët që kanë votuar, kanë votuar fotografinë në mur të Berishës, por jo kryetarin. Portreti i doktorit është për në mur, për në histori jo për të qenë i gjallë në kuptimin e udhëheqjen e së djathtës.

Nuk kam respekt për uzurpimin dhe mënyrën si ka kandiduar doktori.

Cili është njeriu më i lumtur që do të duhej të jetë në këtë garë? Salianji, i cili e portretizoi veten në një betejë…

Kam respekt për një pjesë të këtyre që janë me Berishën, por nuk kisha dalë në këtë foto, në këtë moment, pasi është çështje morale, flet për njeriun. Mendoj se njerëzit, një pjesë e tyre, për të cilët kam respekt nuk kisha patur qejf t’i shihja në këtë fotografi. Kjo është varrosja e gjallë e PD-së. Sali Berisha e merr me vete duke i bërë gropën. 

Berisha nuk ka lënë garë Salianin pasi nuk ka dashur njeri që afirmohet në betejë me të. Afirmimi me Berishën, do të thotë fundi i një njeriu në PD. Ai do të humbë zgjedhjet lokale dhe do njeriun sa më larg garës.

Edi Rama e do sa më larg garës një njeri si Salianji. Të gjithë mendojnë se ky ende nuk ka strukturën, nuk është njeri që mund të ndërtojë strukturë të re në PD, për të fituar betejën me lojalistët, por duke qenë i guximshëm, edhe duke humbur betejë me Berishën, do të ishte fitues. Por edhe tani ka arritur moment të jashtëzakonshëm.

Nuk besoj se kur Berisha shkon, dobësohet në zgjedhje lokale. Ai është i zbrazët, flet sikur është njeri i shërbimeve dhe jo kryetar i PD. Ndërton rrëfime imagjinare.”- tha Haxhiu.

Po ndodh...

ide