Bashkë me paraardhësin u bë “makth” për Mario Mitajn, mbrojtësi i Kombëtares merr lajmin e mirë

26 Maj 2026, 00:02 / SPORT ALFA PRESS

Bashkë me paraardhësin u bë “makth” për Mario

Serxho Konseisao do të largohet nga Al Itihad. Palët po punojnë për përfundimin e bashkëpunimit, ndërsa mungon vetëm zyrtarzimi. Dhe pse nuk kaloi as një vit në Arabinë Saudite, trajneri portugez është i vendosur për t’u rikthyer në Europë.

Ky është një lajm i mirë për Mario Mitajn. Trajneri Konseisao, njëjsoj si paraardhësi Lorent Blank, ishte i prirur për të mos e përfshirë në ndeshjet e kampionatit. Mitaj nuk bënte pjesë as në skuadër, duke qenë se pengesë bëhej edhe numri i lojtarëve të huaj.

Konseisao drejtoi 41 ndeshje me Al Itihad. Gjatë kësaj kohe fitoi 21 takime, barazoi 7 dhe humbi 13 të tjera.

Al Itihad e mbylli sezonin në vendin e pestë. Për klubin ishte një dështim që nuk u tregua aspak konkurrues për titullin kampion.

 

Po ndodh...

ide