Rama: Së shpejti takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz

25 Maj 2026, 21:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama: Së shpejti takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi se së shpejti do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Sipas tij, ky takim tregon vijimësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe hedh poshtë pretendimet e opozitës për përkeqësim të këtyre marrëdhënieve.

Rama foli edhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian dhe synimin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.

 “Qëllon edhe që sot të jetë dita përpara mbledhjes së Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së në Bruksel nesër, ku do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse dhe hapja e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE,” u shpreh Rama.

“Kjo do të thotë që Shqipëria pasi hapi të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në kohë rekord… tani konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve.”

Rama komentoi gjithashtu politikën e brendshme, duke kritikuar opozitën: Ata të PD i bien grepit po njësoj, s’kanë nevojë për karrem. E gjejnë vetë veten në grep.

Në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit… Shqipëria e fundosur e piramidave nuk kishte si të ishte një Shqipëri pa një mijë e një gropa e boshllëqe.

Po ndodh...

ide