Kampionati Kombëtar i Futsallës, fiton Tirana dhe Partizani

Është luajtur java e pestë e Kampionatit Kombëtar të Futsallës, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndeshja e parë e kësaj jave ishte Partizani – Flamurtari, që u zhvillua në akademinë sportive “Goga Basket”. Të kuqtë hodhën pas momentin negativ dhe u rikthyen te fitorja, pasi triumfuan 11-5 ndaj Flamurtarit.
Takimi nisi më mirë për vlonjatët që zhbllokuan sfidën që në minutën e dytë, megjithatë Partizani gjeti forcë të reagonte dhe realizoi gjashtë gola që në pjesën e parë. Fraksioni i dytë nuk pati shumë histori me Partizanin që dominoi takimin dhe në fund triumfoi me rezultatin e thellë 11-5.
Takimi tjetër i javës ishte mes Vllaznisë dhe Tiranës që u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Bardheblutë triumfuan sërish pasi mundën Vllazninë 3-8. Tirana dominoi takimin dhe realizoi tre gola që ne pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë bardheblutë shënuan edhe pesë gola të tjerë. Në anën tjetër, kuqeblutë realizuan tre gola në pjesën e dytë dhe sfida në fund përfundoi 3-8 në favor të Tiranës.
Këtë sezon bardheblutë nuk njohin kufi duke regjistruar pesë fitore në po aq sfida dhe udhëheqin renditjen me 15 pikë, tetë më shumë se Partizani i vendit të dytë.
Në javën e gjashtë të Kampionatit Kombëtar të Futsallës, Tirana do të përballet në derbi me Partizanin, ndërsa Flamurtari me Vllazninë.
Rezultatet e javës së pestë të Kampionatit të Futsallës & renditja:
Partizani Futsal – Flamurtari Futsal 11-5
Vllaznia Futsal – Tirana Futsal 3-8
Renditja:
1 Tirana Futsal 15 pikë
2 Partizani Futsal 7 pikë
3 Flamurtari Futsal 4 pikë
4 Vllaznia Futsal 2 pikë
-
Mbrojtësi kolumbian largohet nga Dinamo dhe firmos në Kosovë
30 Janar, 16:07 -
Operohet anësori i Barcelonës, humb sezonin
30 Janar, 16:02
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


