Lajme flash

“Kemi motiv dhe ambicie, synojmë top-4”, Gvozdenovic: Elbasani do i marri ndeshjet me radhë

6 Prill 2025, 18:50 / SPORT ALFA PRESS

“Kemi motiv dhe ambicie, synojmë top-4”, Gvozdenovic: Elbasani

Elbasani i drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç shpreson që të ruajë ecurinë pozitive të javëve të fundit, ku nuk mundet prej një faze dhe ka marrë pikët që i duhen për të rihapur garën për një vend në “Final 4″. Tekniku serb i verdhebluve flet për mediat para ndeshjes me Egnatian, ku vlerëson skuadrën që stërvit prej disa muajsh.

“Kemi pak mungesa. Jemi gati. Bashkë me stafin do vendosim për formacionin. Jemi në rregull deri tani”.

Për të dalë me tri pikë nga Rrogozhina, kuptohet që duhet një sforco e madhe. Për këtë arsye, verdheblutë duhet të bëjnë ndeshjen perfekte për të marrë maksimumin.

Ne jemi Elbasani dhe gjithmonë kërkojmë maksimumin. Respektojmë kundërshtarin, por shikojmë veten tonë. Do luftojmë për 3 pikët.

Sa i përket garës për “Final 4″, jo çdo gjë varet nga Eñbasani, sepse në kahun tjetër duhet të ndalet Partizani. Megjithatë, Gvozdenoviç është i fokusuar tek ajo që do të japë Elbasani në fushë.

“Nuk mund të komentoj. Nuk mund të flasim shumë, nesër është ndeshje si të gjitha. Nuk kemi presion.

Kemi motiv dhe ambicie. Synojmë Final Four, kemi ndeshje të vështira para. Do shkojmë një nga një. Nuk mund të flas tani se çfarë na duhet, një pikë apo dy pikë apo tre pikë, sepse varet nga shumë gjëra”.

 

Po ndodh...