
Kevin De Bruyne njofton largimin nga Manchester City


Një kapitull i lavdishëm në historinë e Manchester Cityt po i afrohet fundit.
Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, kur edhe përfundon kontrata e tij me kampionët e Anglisë.
Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti 33-vjeçar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë që ka pasur ky rrugëtim në karrierën e tij.
“Çdo histori ka një fund, por ky ka qenë pa dyshim kapitulli më i mirë,” shkroi De Bruyne.
Që nga ardhja e tij në “Etihad” në vitin 2015 nga Wolfsburgu, De Bruyne është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit.
Në këto 9 vite, ai ka fituar 16 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Premier League, si dhe Champions League në vitin 2023 – një arritje historike për “Citizens”.
De Bruyne është vlerësuar për vizionin e tij të jashtëzakonshëm, pasimet precize dhe ndikimin e madh në lojën e skuadrës.
Ai ka qenë një lider i heshtur dhe një simbol i suksesit të epokës së Pep Guardiolës.
Për momentin nuk është bërë e ditur se cili do të jetë destinacioni i radhës për mesfushorin belg, por largimi i tij shënon fundin e një epoke në mesin e “qytetarëve”.

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128