
KF Llapi nderon me mirënjohje veprën dhe kontributin e Fehmi Podvoricës

21 Maj 2023, 00:01 / SPORT
ALFA PRESS
Para pak ditëve ka ndërruar jetë ish futbollisti i mirënjohur, Fehmi Podvorica. KF Llapi i Podujevës nderon me mirënjohje veprën dhe kontributin e Fehmi Podvoricës.
“Nderohet me mirënjohje vepra dhe kontributi i Fehmi Podvoricës
Sot para fillimit të takimit ndaj Gjilanit, drejtuesit e klubit kanë përgatitur një mirënjohje post mortem për të nderuar veprën dhe kontributin e madh të ish-futbollistit të Llapit, tashmë të ndjerë, Fehmi Podvorica - Rista.
Mirënjohjen e dhuruar nga kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina e kanë pranuar vajzat e të ndjerit.
Po ashtu para fillimit të takimit u mbajt një minutë heshtje si dhe njëra prej vajzave të të ndjerit e nisi takimin nga mesi i fushës.
Prehu në paqe Rista”, shkruan në faqen e KF Llapit.
-
Skemë e lirë 21 maj
21 Maj, 00:01

ide

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës
Nga Ardit Gjinali

Misioni që Lulzim Basha duhet të përfundojë!
Nga Mirela Karabina

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128