
Kreu i La Ligas sulmon Realin: Kanë krijuar një narrativ të rreme, Perez futboll për të pasurit

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, e ka sulmuar sërish Real Madridin, duke e akuzuar për manipulim dhe krijimin e një narrative të rreme në lidhje me arbitrimin e çështje të tjera.
Në një intervistë për “The Objective”, ai nuk i kurseu kritikat ndaj klubit madrilen:
“Ka pasur shumë polemika rreth arbitrimit javët e fundit. Nga ana e federatës nuk po kërkohet asnjë zgjidhje.
Nga ‘Real Madrid TV’, klubi po e nxit polemikën dhe po krijon një narrativë të rreme, duke vënë në dyshim gjithçka.
Të gjithë klubet ankohen, por Real Madridi e vendos fokusin në këtë çështje në mënyrë agresive dhe manipuluese.
Është një klub që ankohet vazhdimisht”.
Kreu i La Liga-s shtoi se shumë tifozë të Real Madridit nuk janë dakord me këtë sjellje dhe se klubi po kërkon justifikime vazhdimisht: “Ankohen këtë fundjavë, ankohen fundjavën tjetër dhe për ta gjithmonë është faji i një konspiracioni”.
Sa i përket VAR-it, Tebas mendon se po përdoret në mënyrë të tepruar dhe se gjithçka ka nisur pas një telefonate mes Florentino Pérez dhe Luis Rubiales: “Që nga fraza ‘gjithçka në rregull, José Luis’, Florentino e telefonoi presidentin e atëhershëm të federatës, Rubiales, dhe nga ajo kohë VAR-i po përdoret në mënyrë të tepruar.
Ne duam ta ndryshojmë sistemin e arbitrimit.
Nëse do të bënim një sondazh te klubet e tjera, ata do të thonin se Real Madridi dhe Barcelona janë më të favorizuarit, por nuk kanë një televizion për ta thënë këtë. RMTV është i vetmi medium që promovon këtë narrativë”.
Ai sulmoi gjithashtu Florentino Pérez, duke e akuzuar se përfaqëson një model futbolli vetëm për të pasurit: “Futbolli i Florentinos i mashtron njerëzit.
Ai përfaqëson futbollin e oligarkëve, futbollin vetëm për të pasurit. Ai dëshiron të vendosë gjithçka, se si shpërndahen të ardhurat.
Madridizmi im është në gjumë, por ndonjëherë më del nga kontrolli. Një pjesë e tifozëve të Realit po bëjnë gabimin e madh duke adhuruar gjithçka që bën Florentino”.
Lidhur me projektin e Superligës, Tebas u shpreh qartë se nuk e imagjinon një La Liga pa Real Madridin, edhe pse mendon se Florentino nuk e pranon dot humbjen: “Nuk e imagjinoj një La Liga pa Real Madridin, është e pamundur.
Florentino është kokëfortë dhe i vendosur.
Ai nuk humbet kurrë. Nëse Superliga nuk realizohet, ai do të thotë se çfarëdo që të ndodhë, ka ndodhur falë tij”.
Tebas e përfundoi intervistën me një ironi: “Nuk e di, por thonë se Dani Olmo luan për Barcelonën falë tij”.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128