Kupa e Shqipërisë, Vllaznia plotëson katërshen gjysmëfinaliste

Vllaznia ka prerë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi eliminoi Erzenin.
Këta të fundit fituan 2-1 në aktin e parë, por sonte në “ Loro Boriçi”, shkodranët triumfuan 6-1p as kohës shtes.
Në minutën e 13-të, Esat Mala mori një top të bukur nga krahët, e nga fare pranë portës ia doli të zhbllokojë takimin.
Në minutën e 38-të, Atanda “tradhtoi” ekipin nga Shijaku, teksa pas një ndërhyrje ndaj Grudës, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.
Në superioritet numerik, ekipi i Osmanit gjeti edhe golin e dytë me anë të Bekim Balaj. Erzeni u fut në lojë në pjesën e dytë, i ndihmuar nga një autogol i Stojanovic. Pavarësisht rasteve, nuk pati më gol brenda 90 minutash, me ekipet që iu drejtuan shtesës.
Festa te Vllaznia u ndez në minutën e 97-të, atëherë kur me kokë u koordinua më mënyrë perfekte Bruno Gomes.
Në të 106-tën, Bekim Balaj “vulosi” një herë e mirë kualifikimin e Vllaznisë për në gjysmëfinale. Në fund, pati kohë edhe për dy gola të tjerë të Gomes.
-
Arbitrat shqiptarë gjykojnë ndeshjen e Conference League
6 Mars, 19:32 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


