Vllaznia-Erzeni/ Arbitri nxjerr me të kuq Atandën, shkodranët dyfishojnë shifrat

Vllaznia ka arritur të shënojë golin e dytë ndaj Erzenit.
Fillimisht në minutën e 13’, Gruda ka dërguar nga fundorja e majtë një top drejt qendrës dhe Mala nuk ka gabuar përballë portës duke shënuar golin e parë.
Ndërkohë në minutën e 39-të, Erzeni ndëshkohet me të kuq duke luajtur me 10-të lojtarë.
Pas një faulli ndaj Grudës, arbitri fillimisht akordon karton të verdhë për Atandën por gjyqtari Orlando Kuka sinjalizohet për të parë pamjet me VAR.
Pasi verifikon pamjet, ai anulon të verdhin që kishte dhënë më parë dhe jep të kuq për Atandan, pasi e vlerëson si lojtar të fundit duke i hequr mundësinë e shënimit të golit Grudës.
Kuqeblutë përfituan nga superioriteti numerik duke dyfishuar me anë të Bekim Balajt në fundin e pjesës së parë. Mala gjen një korridor i cili nis Balajn drejt portës dhe ky i fundit nuk gabon i vetëm para Hasanbellit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


