Laporta synon të kthejë trajnerin holandez

Nuk ka kohë për të humbur. Pas vendimit të trajnerit Xavi Hernandez për t’u larguar nga pankina e Barcelonës në fund të sezonit, është hapur zyrtarisht fushata për të identifikuar kandidatin më të mirë për një rol kaq delikat dhe të mbushur me presion.
Emri që spikat së fundmi është vërtet i bujshëm: sipas “Radio MARCA-s”, presidenti Joan Laporta synon t’i besojë sërish një trajneri që e njeh shumë mirë, pikërisht holandezit Frank Rijkaard.
Ish-futbollisti i famshëm drejtoi ekipin katalanas midis 2003 dhe 2008, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2006 dhe duke hedhur themelet për punën e Pep Guardiolës.
Ish-mesfushori i Milanit dhe Ajaxit, megjithatë, nuk e ka ndërmend të rikthehet në një stol: pas Barçës ai ka drejtuar vetëm Galatasaray-in dhe kombëtaren e Arabisë Saudite, të cilën e la në vitin 2013.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
