Largimi nga Interi çështje kohe, sulmuesi drejt transferimit në Turqi
13 Prill 2024, 15:02 / SPORT

Alexis Sanchez, me përjashtim të ndonjë surprize, nuk do të qëndrojë te Inter në fund të sezonit. Sipas asaj që raporton portali turk Fotspor, kiliani është afër një transferimi te Trabzonspor. Tekniku i këtyre të fundit, Abdullah Avci, do të donte që të shndërronte Sanchez në një pikë referimi të skuadrës, diçka që tërheq jo pak lojtarin.
Madje tashmë ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes klubit dhe Fernando Felicevich, agjent i Nino Maravilla. Kujtojmë se Fernando më parë ka bërë të mundur kalimin në Turqi të futbollistëve të tjerë kilianë si Erick Pulgar, Gary Medel dhe Enzo Roco. Megjithatë, media kiliane RedGol shton se River Plate dhe Udinese po përpiqen gjithashtu të bindin Sanchez që të përfundojë karrierën te këto skuadra.
-
Myrto Uzuni drejt largimit nga Granada
13 Prill, 13:31 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


