Nuk ka më dyshime, Qazim Laçi largohet nga Sparta e Pragës pas 3 sezonesh, pritet firma me klubin turk
Tashmë nuk ka dyshime, Qazim Laçi do e vazhdojë karrierën te klubi turk i Rizespor. Klubi i Rizespor ka arritur akordin me Spartën e Pragës, ndërsa së shpejti pritet zyrtarizimi i transferimit të mesfushorit të Kombëtares.
29-vjeçari është titullar i Kombëtares prej kohësh. Në Turqi do të luajë për herë të parë, ndërsa klube të tjera të elitës ishin interesuar për të.
Laçi largohet nga Sparta e Pragës pas 113 ndeshjesh. Gjatë kësaj kohe shënoi gjashtë gola dhe asistoi 18 të tjerë. Për të përforcuar më shumë këtë lajm, ishte edhe fakti se në ndeshjen debutuese të sezonit të ri në kampionatin çek, ay ku Sparta e Pragës u përball me Jablonec, Laçi nuk ishte fare i grumbulluar nga trajneri i skuadrës.
Mesfushori shqiptar ishte ndër më të vlerësuarit e skuadrës. Tashmë është gati për tjetër aventurë pas kalimit të testeve mjekësore.
Me ardhjen e Qazim Laçit tek Rizespor, Superliga Turke vijon të tregojë se është një “strehëz” që mirëpret futbollistët shqiptar, që ndër vite kanë qenë pjesë e futbollit elitar turk. Mesfushori Qazim Laçi do të ketë përballë sulmuesin dhe shokun e tij në ekipin kombëtar Rey Manaj, pavarësisht se e ardhmja e bomberit kuqezi ende nuk duket se është plotësisht e vendosur.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
