Leverkusen luan “poker” ndaj Frankfurtit, Xhaka protagonist me asist

1 Mars 2025, 20:59 / SPORT ALFA PRESS

Leverkusen luan “poker” ndaj Frankfurtit, Xhaka protagonist me asist

Bajern Leverkusen, triumfoi me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurtit, në duelin ku ishte protagonist edhe Granit Xhaka.

Mesfushori me origjinë shqiptare asistoi për golin e parë të shënuar nga Tella në minutën e 26-të, ndërkohë që Mukiele në minutën e 29 dhe Patrik Schick në të 33-të, thelluan shifrat në 0-3.

Golin e ndërit për vendasit e shënoi sulmuesi Ekitike, në minutën e 37-të. Për të “vulosur” triumfin e Leverkusen, mendoi Garsia në minutën e 62-të.


Falë këtij triumfi, “Aspirinat” u ngjitën në kuotën e 53 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë me një diferencë –8 nga kryesuesit e Bayern Munich.

Në duelin e radhës skuadra e Xhakës do të presë Werder Bremen. Për sa i përket diferencës me Eintracht Frankfurtin e vendit të tretë, ajo është thelluar në 11 pikë.

 

Po ndodh...

ide