Liga e Kombeve/ Fitorja në Tbilisi, ja si ndryshon tabela në grupin e Shqipërisë

14 Tetor 2024, 21:41 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kombeve/ Fitorja në Tbilisi, ja si ndryshon tabela në grupin e
Shqipëria e nisi aventurën në Ligën e Kombeve, në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa triumfoi 1-2 ndaj Ukrainës në Pragë. Ndërkohë që dy duelet e radhës ishin një katastrofë duke vënë në dyshim për ecurinë e skuadrës.

Fillimisht kuqezinjtë u mposhtën në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 0-1 në datën 10 shtator, ndërkohë që edhe ditën e premte, ekipi i Silvinjos zhgënjeu duke u mposhtur 2-0 nga Çekia.

3 ditë më vonë,  kuqezinjtë reaguan siç duhej, duke marrë 3 pikë të arta në Tbilisi, ku mposhtën Gjeorgjinë me rezultatin 0-1, falë golit të Kristjan Asllanit.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në Ligën e Kombeve, Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë:

16.11.2024 Shqipëri – Çeki   20:45 

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë  20:45 

Momentalisht Shqipëria renditet në vendin e tretë me 6 pikë në 4 ndeshje, po aq sa Gjeorgjia e vendit të dytë, ndërsa Çekia e cila po fiton ndaj Ukrainës 0-1 provizorisht ka 9 pikë.

Liga e Kombeve/ Fitorja në Tbilisi, ja si ndryshon tabela në grupin e

Po ndodh...