Llogaritë për arritjen e “Final Four”, Vllaznia ka në dorë fatin e 4 skuadrave

9 Maj 2024, 20:24 / SPORT ALFA PRESS

Llogaritë për arritjen e “Final Four”, Vllaznia ka në
Kategoria Superiore do të luajë ditën e shtunë javën e 36-të dhe të fundit të sezonit.

Të gjithë skuadrat do të zbresin në fushë në të njëjtin orar me takimet që fillojnë në orën 16:00.

Egnatia, Partizani dhe Vllaznia janë skuadrat që kanë siguruar një vend në “Final – Four”, ndërsa Laçi shkon në “Play-Out” , teksa Erzeni dhe Kukësi kanë rënë në Kategorinë e Parë. E vetmja enigmë që mbetet të zgjidhet në javën e fundit është vendin i 4-të në “Final – Four”.

Për këtë pozicion janë 4 ekipe që do të luftojnëpr biletën e fundit, me Vllazninë që ka në dorë fatet e skuadrave. Shkodranët do të presin në “Loro Boriçi” ekipin e Skënderbeut, me kroçarët që aktualisht kanë në ‘pronësi’ vendin e 4-të me 48 pikë, me nga 47 ndjekin Tirana, Teuta dhe Dinamo.

Nëse skuadra e Ivan Gvozdenovic siguron 3 pikët ndaj shkodranëve atëherë nuk do të kishte aspak rëndësi për ekipet e tjera, pasi korçarët do të mbanin vendin e 4-të. Por skenari nëse Skënderbeu barazon apo humbet atëherë duhet të bëhen disa llogari të tjera.

E marrim të mirëqenë humbjen e Skënderbeut dhe fitorja e Tiranës ndaj Egnatias do të çonte bardheblutë në “Final – Four” dhe nuk do të kishte fare rëndësi rezultati i sfidës direkte mes Teutës dhe Dinamos.

Tirana do të renditej e katërta dhe nëse marrin një barazim me rrogozhinasit, kombinuar me humbjen e Skënderbeut dhe një barazim mes Teutës dhe Dinamos.

 

Po ndodh...

ide