Kategoria e Dytë/ Mbyllen 4 sfidat e “playoff”, njihuni me skuadrat që kalojnë në turin tjetër

9 Maj 2024, 18:18 / SPORT ALFA PRESS

Kategoria e Dytë/ Mbyllen 4 sfidat e “playoff”, njihuni me
Kategoria e Dytë ka luajtur sot ndeshjet e para play-off për ngjitjen në Kategorinë e Parë, me 8 skuadra që janë zbritur në fushën e lojës për të luajtur shanset e tyre.

Skuadrat pritëse kishin në avantazh të tyre në bazë të rregullores edhe barazimin për të kaluar në fazën tjetër.

Në ndeshjet e sotme, surprizën e ka bërë Sopoti, i cili ka fituar me shifrat 2-0 në fushën e Besëlidhjes në një sfidë të tensionuar ku u dhanë 6 kartonë të verdhë e dy të kuq.

Ndërkohë, me shifrat 2-0 kanë fituar Iliria dhe Shkumbini përkatësisht ndaj Tërbunit dhe Orikut. Ndërkohë, Luftëtarit i ka mjaftuar goli i Zijait për të mundur Butrintin e vazhduar më tej.

Në turin tjetër, Sopoti do të ndeshet me Ilirinë, ndërsa Shkumbini do të përballet me Luftëtarin.

REZULTATET:

BESËLIDHJA – SOPOTI 0-2

ILIRIA – TËRBUNI 2-0

LUFTËTARI – BUTRINTI 1-0

SHKUMBINI – ORIKU 2-0

 

Po ndodh...

ide