Lojërat Olimpike/ Mundësi Valiev rikthehet në garë, Shqipëria ka mundësi për medalje

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në “Paris 2024”, Chermen Valiev është rikthyer në garë për medaljen e Bronzit.
Pas fitores së mundësit Jamalov nga Uzbekistani në gjysmëfinale, sportisti i ekipit shqiptar ka një mundësi tjetër për medaljen e Bronzit.
Kundërshtari i Valiev do të përcaktohet nga përballja mes sllovakut Salbazanov dhe bjellorusit Kadzimahamedau, nesër duke nisur nga ora 11:00.
Valiev duhet të fitojë 2 ndeshje për të marrë medaljen e Bronzit.
Sa i takon garës së ditës së sotme, Valiev zhvilloi një tjetër garë të mirë, madje përballë mundësit nga Uzbekistani mori menjëherë një dypikësh, por brenda periodës së parë, rivali i tij përmbysi shifrat në 3-2.
Në periodën e dytë, Valiev mori sërish kontrollin e lojës duke fituar dhe tre pikë të tjera, por në fundin e ndeshjes, mundësi uzbek përmbysi gjithçka duke u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale me rezultatin 6-5.
-
Dhunoi rojen e sigurisë, arrestohet reperi i njohur
9 Gusht, 19:47 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


