Lushnja dhe Besa fitojnë sfidat e “Play-Out”, mbeten në Kategorinë e Parë

16 Maj 2024, 19:33 / SPORT ALFA PRESS

Lushnja dhe Besa fitojnë sfidat e “Play-Out”, mbeten në
Lushnja dhe Besa kanë siguruar një tjetër edicion në Kategorinë e Parë teksa kanë fituar sot ndeshjet play-out përkatësisht ndaj Ilirisë dhe Luftëtarit të cilat vinin nga Kategoria e Dytë dhe kërkonin t’ua rrëmbenin këtë vend për sezonin e ardhshëm.

Lushnja ka triumfuar përballë Ilirisë me shifrat 2-0, falë dy golave të shënuar në ekstremet e ndeshjes.

Ka qenë Kasmollari që u ka dhënë qetësinë lushnjarëve duke tundur rrjetën që në minutën e katërt e më pas ata e kanë pasur më të thjeshtë që të administronin rezultatin përballë ekipit të Fushë Krujës.

Në fund, Dragoj ka dyfishuar rezultatin duke bërë të sigurt qëndrimin e Lushnjes në Kategorinë e Parë.

Besa nga ana tjetër e ka zgjidhur më shpejt sfidën e saj përballë Luftëtarit, teksa ka gjetur dy herë rrjetën në pjesën e parë me Eminin dhe Alfouseinin.

Ziaj hapi duelin me golin e tij në startin e pjesës së dytë, por Spahiu u përgjigj për kavajasit duke rivendosur epërsinë e dy golave që rezistoi deri në vërshëllimën përfundimtar.

REZULTATET:

LUSHNJA-ILIRIA 2-0

BESA-LUFTËTARI 3-1

 

Po ndodh...