Manchester City shmang dramën, përmbys 1-2 Leyton dhe kalon turin në FA Cup! Guardiolës i dëmtohet afrimi i janarit

8 Shkurt 2025, 16:53 / SPORT ALFA PRESS

Manchester City shmang dramën, përmbys 1-2 Leyton dhe kalon turin

Manchester City ka marrë biletën për në 1/8 e FA Cup në Angli, duke mposhtur 1-2 me përmbysje Leyton Orient. Sfida në udhëtim nuk ka qenë e lehtë për "Qytetarët" që panë të pësonin gol pas 16 minutash.

Një goditje nga 40 metra bëri që sfera të stampohej në shtyllë dhe gjatë kthimit u përplas te Ortega, me portierin e Cityt që e dërgoi topin në rrjetën e tij. Si të mos mjaftonte goli i pësuar, Pep Guardiola pa edhe dëmtimin e afrimit të janarit, mesfushorit Nico i cili doli nga fusha pas 22 minutash lojë i zëvendësuar nga Silva.

Pjesa e dytë kishte tjetër ritëm për miqtë nga Manchesteri. Sërish protagonist një afrim i janarit, me Khusanov që barazoi shirat në minutën e 56-të. Minuta e 72-të ishte deçizive, teksa De Bruyne u fut në fushë dhe vetëm shtatë minuta nga aktivizimi shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të përmbysjes së madhe.