
Manchester City tenton rikthimin të dielën ndaj Liverpulit

Skuadra që viteve të fundit shkëlqeu në Premier League, Manchester City, këtë edicion ka nuk po mundet t’i afrohet kreut në Premier Ligë. Skuadra e Pep Guardiolas u eliminua nga Liga e Kampionëve duke u thyer nga Real Madridi.
Në kampionatin anglez të dielën e pret një sfidë e vështirë rezultat nga i cili do të shihet nëse do të qëndrojë në vendin e katërt. Në shtëpi do të presë Liverpool që kryeson renditjen me 17 pikë më shumë se City.
Liverpooli është i pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në kampionat. Ndërsa Në pesë ndeshjet e fundit në ligë, City ka tri fitore, një humbje dhe një barazim.
Tashmë Guardiolës do t’i duhet të zgjedhë ekipin më të mirë që do të ketë në fushë, por edhe përgatitjen e duhur për të marrë pikë. para ndeshjes në deklaratën për mediet theksoi se ende nuk e kishte bindjen nëse Erling Haaland do të ishte në lojë. Orët në vazhdim duket se do të jenë vendimtare për këtë.
Megjithatë ai nuk përjashton që De Bruyne të jetë në 11-she edhe pse nuk luajti kundër Real Madridit.
“Edhe Jeremy Doku nuk luajti, ndeshja e tij e fundit ishte kundër Ipswich, ku luajti në mënyrë të jashtëzakonshme, pastaj u dëmtua. Për mënyrën se si duhet të luajmë tani, për shkak të mungesave, kemi nevojë për një ndeshje me më shumë kontroll dhe jo kaq shumë lëvizje lart e poshtë. Nuk ka asgjë personale, thjesht marr vendime dhe kaq”, tha ai.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128