
Mbrojtje e plakur, gati revolucioni tek Interi. Ja cilët janë në listën e dëshirave

Interi për momentin është plotësisht i përqendruar në një sezon që ka shumë për të ofruar, skuadra është totalisht në garë për të gjitha objektivat sezonalë dhe djemtë e Inzagit mendojnë vetëm për fushën.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Interit, megjithatë, kanë filluar të planifikojë një të ardhme në të cilën objektivi kryesor është ruajtja e konkurencës së lartë pa rënduar më tepër në bilancet financiare të klubit. Në këtë kuadër, një nga repartet e para që mund të përjetojë një lloj revolucioni të vogël në verë është mbrojtja. Për momentin, Bisek, Bastoni dhe Pavar janë të papaprekshmit e vetëm, ndërsa ka shumë pasiguri për të ardhmen e De Vraj dhe Françesko Açerbit.
TË RREZIKUARIT- I pari, 33 vjeç, ka një kontratë që skadon në qershor, dhe në marrëveshje ka një klauzolë për rinovim automatik deri në vitin 2026, që ishte diskutuar shumë në fillim të vitit, por deri tani nuk është aktivizuar. I dyti sapo ka mbushur 37 vjeç dhe pas dy sezonesh si një kolonë e vërtetë (49 paraqitje në sezonin 22/23 dhe 38 në sezonin 23/24), këtë vit ka pasur disa probleme fizike, duke bërë 19 paraqitje deri tani mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve. Kontrata e tij skadon në vitin 2026, por një largim i parakohshëm është një mundësi që nuk mund të përjashtohet. Në thelb, ndjesia është se të paktën njëri prej tyre mund t’u thotë lamtumirë ngjyrave zikaltër së shpejti, edhe sepse Marota dhe Auzilio kanë filluar tashmë të lëvizin për një seri objektivash, duke shqyrtuar sidomos tregun vendas.
ALTERNATIVAT- I pari është Izak Hien i Atalantës, i cili mbërriti në Bergamo në janar të vitit 2024 dhe u bë shpejt një kolonë mbështetëse e mbrojtjes së Gasperinit. Natyrisht, ai është alternativa më e vështirë për t’u arritur. Ka një kontratë që skadon në vitin 2028, është në pronësi të një rivali të drejtpërdrejtë dhe vlerësohet të paktën 30 milionë euro. Alternativa nuk mungojnë gjithsesi. Ndër emrat më të nxehtë janë ata të Bijol nga Udineze, Hila nga LaCio, Beukema nga Bolonja dhe Idzes nga Venecia.
Të gjithë janë midis 24 dhe 26 vjeç, pra të rinj, por jo shumë të rinj, me një përvojë të konsiderueshme në Serinë A dhe mjaft fleksibël në nivel taktik. Pra, ato konsiderohen si profilet ideale për një skuadër që nuk ka nevojë për revolucione drastike, por që kërkon të ulet mosha mesatare. Studimi ka filluar, drejtuesit e Interit kanë nisur të “hedhin grepat” në det, për të ulur moshën e një reparti që po plaket.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128