
“Më e komplikuar se herët e tjera”, Ançeloti para duelit të kthimit me Atletikon: E dini që tani kush është përgjegjësi nëse eliminohemi

Karlo Ançeloti ka pranuar se sfida me Atletiko Madrid për një vend në çerekfinalet e ligës së Kampioneve, është më e komplikuar se herët e tjera ku Reali i tij e ka parë veten në këtë fazë të turneut. “Los blancos” kanë një avantazh minimal me fitoren në shtëpi 2-1, të cilën duhet ta menaxhojnë mirë, por trajneri pranoi se ekipi përgatitet për gjithçka, edhe për penalltitë.
A do të shënojë kjo eliminatore një cikël?
Kjo na lejon të vazhdojmë të ëndërrojmë në këtë kompeticion, si në të kaluarën. Është një raund i 1/16 më i komplikuar se në vitet e tjera, por ne jemi besimplotë.
Barazim me Atletikon, pavarësisht se Liga e Kampionëve është “territor” i Real Madridit…
Duelet kundër Atletikos kanë qenë gjithmonë konkurruese, ndonjëherë kanë fituar ata, herë të tjera ne… Do të jetë konkurruese.
Brahim dhe Modriç luajtën në ndeshjen e parë. A është e padrejtë nëse nuk luajnë?
Kam më shumë se njëmbëdhjetë lojtarë për këtë ndeshje, ata që nuk luajnë, do të kontribuojnë. Një zëvendësim i bërë mirë mund të bëjë diferencën.
Pak kohë më parë keni thënë se u kërkoni lojtarëve të vrapojnë ose të bëjnë diferecnën. Çfarë do të jetë më e mirë në “Metropolitano”?
Nëse vrapon shumë, mund të barazosh ndeshjen. Nëse bën diferencën, ke më shumë mundësi të fitosh ndeshjen.
Stërvitja e penalltive për gjuajtje të mundshme. Nëse i bëni dhe si i aplikoni ao…
Ne duam të luajmë në çerekfinale sido që të jetë. Të përsëritësh penalltitë është e vështirë në stërvitje. Ne e kemi të qartë se kush do të shkojë të gjuajë nëse do të ketë të tilla. Në stërvitje… aty shihet si e gjuan një lojtar, nëse e gjuan më mirë se një tjetër… Kur bëjmë listën e penalltive marrim parasysh atë që kemi parë në stërvitje, nëse është më i saktë, i sigurt, nëse shikon portierin apo jo… Kur vjen gjuajtja, aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm. Ana psikologjike është më e rëndësishme se ajo teknike. Unë kam pasur lojtarë që ishin shumë të mirë në gjuajtje dhe më pas nuk kishin ndjesinë për ta bërë atë në një raund gjuajtjesh. Kam fituar Ligën e Kampioneve me mbrojtës si Nesta e Serxhinjo duke gjuajtur penallti, për të cilat ishin të përgatitur mirë. Nëse lojtari është i sinqertë, ai mund të ngrejë dorën dhe të thotë se nuk është gati. Gjithçka është në rregull, duhet të marrësh përgjegjësi nëse je gati.
Modriç nuk ka qenë kurrë titullar në dy ndeshje radhazi të dielën apo të mërkurën. Tendencë apo rastësi?
Rastësisht, unë nuk i shikoj statistikat, Modriç nuk duhet të shqetësohet për këtë, unë nuk i shikoj ato.
Simeone, rivali juaj i madh në stol pas 27 ndeshjesh…
Ai është një trajner i madh dhe ne kemi një ide shumë të ngjashme për futbollin. Kam respekt të madh për këtë trajner.
Çfarë pret të bëjë Çolo?
Mund ta parashikoj, por preferoj të fokusohem në atë që do të bëjmë ne, sepse Atletiko mund të luajë në shumë mënyra, sulmuese, mbrojtëse, kundërsulme…
A prisni më shumë nga mirëkuptimi mes Vinicius dhe Mbape?
Unë nuk e kam parë këtë, më duket se ata shkojnë shumë mirë.
Kualifikuesja është nga lojtarët apo trajnerët?
Lojtarët janë gjithmonë përgjegjës për fitoren, dhe ju e keni që tani përgjegjësin për humbjen… Kjo nuk është problem për Madridin, kjo ndodh kudo, trajneri është gjithmonë i qartë për këtë, trajneri është përgjegjës, ne e kemi ditur prej kohësh… Për mua është në rregull, jam në një punë shumë të kërkuar dhe mendoj se është e drejtë që kam përgjegjësinë që duhet të kem.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128