Milani kontakton Igli Taren për postin e drejtorit sportiv, zbulohen emrat e “rivalëve” të shqiptarit

Igli Tare është kthyer në një nga alternativat kryesore që Milani po shqyrton për postin e drejtorit sportiv të kuqezinjve. Lëvizjet e fundit te kuqezinjtë dhe disa investime të dështuara në merkato kanë bërë të lindë nevoja e një profesionistë të mirëfilltë dhe drejtuesi sportiv shqiptar është bërë një nga alternativat kryesore të klubit i cili në fakt e kishte kërkuar edhe disa vite më parë.
Mediat italiane raportojnë se mes palëve ka pasur kontakte kohët e fundit, por paralelisht po shqyrtohen edhe alternativa të tjera. “Rivali” kryesor për këtë post është Andrea Berta, italianit i cili prej shumë vitesh ka qenë pjesë e Atletiko Madrid dhe shihet si “truri” pas disa transferimeve shumë të rëndësishme që kanë kryesor spanjollët, të cilët edhe pse me buxhet shumë më të cilët se Reali e Barça, janë vazhdimisht në luftë me ta për trofe.
Emri tjetër që po merret në shqyrtim është ai i Fabio Paratiçit, ish-drejtuesit të Juventusit, i cili u largua kur u bënë ndryshimet radikale në klub dhe nuk kishte edhe aq shumë fat në eksperiencën në Angli te Totenhemi pasi është pezullua për çështjen e plusvalencave te bardhezinjtë. Ndërsa Fransua Modesto i është vetëofruar Xherri Kardinales për këtë post, të cilin Milani synon ta ketë të plotësuar para fundit të marsit.
-
-
Goli është kthyer në obsesion! Reali krijon më shumë se kushdo, por…
25 Shkurt, 21:01
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

