Mitaj pas ndeshjes: Nuk merituam humbjen. Juventus? Dua të luaj futboll
25 Mars 2024, 21:30 / SPORT

Mario Mitaj, mbrojtësi i Shqipërisë analizoi humbjen 1-0 ndaj Suedisë në miqësore.
“Besoj ishte ndeshje shumë e mirë për ne. Pavarësisht rezultatit, mund të kishim marrë më shumë, por duhet të jemi të lumtur për paraqitjen nga skuadra.
Mos duhet të tentosh më shumë për sulmin? “Bëj atë që më kërkon trajneri. Nuk është se nuk do, po kur më thotë trajneri duhet të fokusohesh më shumë te ana mbrojtëse, atë duhet të bëj. Sot dola 3 herë”.
Interesim nga Juventus? “Unë e dija që do vinin skautë nga Juventus. Nuk kam asnjë lajmërim tjetër, dua të luaj futboll dhe të kënaqem”.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

