Momenti emocionues/ Hysaj feston i vetëm me tifozët kuqezi, brohorima dhe duartrokitje për mbrojtësin

19 Qershor 2024, 17:27 / SPORT ALFA PRESS

Momenti emocionues/ Hysaj feston i vetëm me tifozët kuqezi, brohorima

Shqipëria mori një barazim të vyer përballë Kroacisë në ndeshjen që u mbyll vetëm pak më parë, me rezultatin 2 me 2.

Megjithatë, një moment tepër i bukur ishte ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ku protagonist ishte pikërisht, Elseid Hysja, lojtari më i kritikuar gjatë ditëve të fundit. Mbrojtësi i kombëtares, u pa teksa shkonte i vetëm dhe feston përpara “Tifozëve Kuq e Zi”.

Një moment tepër emocionues, duke marrë parasysh edhe urrejtjen që futbollisti Shkodran mori gjatë kësaj periudhe.


Në ndeshjen kundër Italisë, Hysja u cilësua si shkaktar i humbjes pasi në golat e shënuar nga Italia, ai uli kohën dhe nuk ndërhyri për të ndalur topin. Kjo ngjalli reagime negativë tek tifozët, që e detyruan lojtarin madje të mbyllte rrjetet e tija sociale. Më vonë, ai bëri një reagim ku kërkoi ndjesë për veprimin e tij.

Po ndodh...