Muani: Nuk i shfrytëzova mundësitë te PSG-ja, Enrique trajner i madh...

7 Mars 2025, 20:46 / SPORT ALFA PRESS

Muani: Nuk i shfrytëzova mundësitë te PSG-ja, Enrique trajner i

Pasi u huazua nga PSG tek Juventusi, Randal Kolo Muani, sulmues francez, po kalon një periudhë të mirë, me pesë gola në gjashtë ndeshje.

Periudha e re që po kalon në Torino është e ndryshme nga ajo e Parisit: i blerë për 90 milionë euro nga Eintrachti, ai kurrë nuk u përshtat, siç pranoi në një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’, ku gjithashtu lavdëron Luis Enrique dhe kujton fjalët e... Sergio Conceição-s.

“Një francez te PSG, veçanërisht ai që ka kushtuar 90 milionë euro, është nën një presion të madh, nuk e arrin çdo kush këtë. Unë nuk e arrita. Kam pasur mundësi dhe nuk i shfrytëzova.

Lëndon, por vazhdoj të them: është futboll, nuk pendohem për asgjë”, pranoi sulmuesi 26-vjeçar.

“Pasioni im u bë një punë dhe unë duhej ta trajtoja atë seriozisht dhe profesionalisht, sepse kisha shumë për të humbur. Por e mbajta një pjesë të instinktit tim.

Nëse nuk i shfrytëzon mundësitë — dhe në Paris, gati asnjëherë nuk i shfrytëzova — nuk rritesh. Dhe në fushë, nëse nuk ke instinkt, nuk mund ta shfrytëzosh”, theksoi sulmuesi, i cili gjithashtu la disa lëvdata për Luis Enrique-n:

“Ai është shumë, shumë i mirë. Është vërtet një trajner i shkëlqyer, më dha këshilla të jashtëzakonshme. Të kisha një trajner të tillë, ishte një bekim.

Unë isha ai që nuk isha në nivel, jo ai. Ai më dha mundësi.”

Në të njëjtën intervistë, Kolo Muani zbulon se Sergio Conceição, i cili e trajnoi sulmuesin te Nantes, kishte një nga ndikimet më pozitive në karrierën e tij.

“Më tha gjëra që mbetën me mua. Më tha që isha shumë i relaksuar dhe se duhej të punoja më shumë sepse ai shihte shumë potencial tek unë. Isha naiv.

Bëja atë që më vinte në mendje kur isha në fushë sepse futbolli ishte një argëtim. Rrethanat e kthyen atë në diçka më shumë”, shpjegoi ai.

Sulmuesi i Juventusit gjithashtu pranoi se iu desh shumë kohë për t’u rikuperuar nga goli që humbi në finalen e Kupës së Botës 2022, i cili do të kishte sjellë trofeun për Francën.

“E di që, nëse do të kisha shënuar atë gol, do të kisha hyrë në histori. E kam imagjinuar aksionin mijëra herë dhe si mund të ishin gjërat ndryshe. Më mori kohë të rikuperohesha, por është futboll”, përfundoi ai.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128