Muçi shkëlqen sërish, “ylli” i Kombëtares mes më të mirëve të javës në elitën e Turqisë

Ishte e pritshme që të ndodhte kështu. Ernest Muçi ishte nga më të dalluarit në javën e fundit të Turkiye Superlig, dhe për këtë kontribut mori shpërblimin, me “yllin” e Kombëtares shqiptare, që u zgjodh mes më të mirëve, në formacionin e javës, teksa ishte protagonist me shënimin e një goli, në fitoren 2 me 0, të Besiktas, ndaj skuadrës së Ankaragucu.
Muçi mori notën 8.4, duke qenë më i miri në fushë dhe madje me diferencë nga lojtarët e tjerë, qoftë të “Shqiponjave të Zeza” e qoftë të ekipit kundërshtar e falë kësaj note të lartë, të dhënë nga faqja e specializuar “Sofascore”, futbollisti ofensiv arriti të siguronte një vend, mes 11 lojtarëve më të dalluar të javës së kaluar në elitën e futbollit turk.
Deri tani, ish-“ylli” i Tiranës, ka realizuar tri herë për ekipin e tij të ri, me të cilin u bashkua në janar të këtij viti. Ndërkaq, së fundmi ai luajti sërish në formacion për skuadrën e Besiktas, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Turqisë, ku kundërshtar ishte sërish Ankaragucu, por kësaj here përballje përfundoj pa gola, teksa fati i kualifikimit do të vendoset në sfidën e dytë që do të luhet në Stamboll në 7 maj, me “Shqiponjat e Zeza”, që synojnë trofeun e Kupës, pasi ka dështuar plotësisht në kampionat.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


