Mungon ndaj Shqipërisë/ Ylli spanjoll, viktima e parë e rregullit të ri të UEFA-s

22 Qershor 2024, 11:49 / SPORT ALFA PRESS

Mungon ndaj Shqipërisë/ Ylli spanjoll, viktima e parë e rregullit
Nga Max Schrader, BILD

Para Evropianit, UEFA kishte shpallur rregulla më të rrepta, tani regjistrohet viktima e parë!

Spanjolli Rodri nuk do të luajë ndeshjen e radhës në grup, sepse debatoi me arbitrin kundër Italisë (1-0).

Mesfushori mori të verdhën e dytë të turneut, kështu që tani do mbetet jashtë.

UEFA parashikon që vetëm kapitenët të diskutojnë me arbitrin gjatë turneut - nëse duan të flasin. Kjo për të mos lejuar që arbitri të rrethohet nga disa lojtarë të të dyja skuadrave pas vendimeve të diskutueshme.

Rodri e injoroi rregullin dhe sulmoi gjyqtarin Viçiç.

Por ndalimi i Rodrit nuk është shumë i hidhur për spanjollët. Kombëtarja ishte skuadra e parë në turne që u kualifikua në fazën e të 16-ave si e para në grup.

Në ndeshjen e fundit në grup kundër Shqipërisë (e hënë, ora 21:00), pritet që trajneri i kombëtares, Luis de la Fuente, të bëjë rotacion.

 

Po ndodh...

ide