Ndeshja Skëndërbeu-Kukësi, dy futbollistë përfundojnë në spital
11 Shkurt 2024, 20:09 / SPORT

Pas ndeshjes Skëndërbeu-Kukësi në Korçë, dy lojtarë një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit, kanë pasur probleme shëndetësore.
Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshi i Kukësit.
Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë e për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes.
Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korçës ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit.
Siç shihet edhe nga pamjet këto janë momentet e transportimit të njërit prej futbollistëve nga stadiumi i qytetit.
-
I akuzuar për spiunazh, ukrainasi ndërron jetë në një burg rus
11 Shkurt, 19:57
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

