Në fushë pas 37 vitesh, Flamurtari dhe Barcelona riluajnë ndeshjen në Vlorë

10 Maj 2024, 11:38 / SPORT ALFA PRESS

Në fushë pas 37 vitesh, Flamurtari dhe Barcelona riluajnë

Flamurtari dhe Barcelona rikthim në fushë pas 37 vitesh. Protagonistët e dy ndeshjeve të viteve 1986-1987 rikthehen të luajnë në stadiumin Flamurtari, në një aktivitet që do të zhvillohet në Vlorë në muajin qershor.

Nostalgji për ish-futbollistët e Flamurtarit, por edhe emocione që rikthejnë në Vlorë një nga skuadrat më të mëdha të asaj kohe. Vasil Ruci, autor i atij goli ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë, por edhe ish-mbrojtesi legjendar Kreshnik Cipi e cilësojnë një aktivitet që për Vlorën, por edhe qytetarët nje rikthim tek lavdia e atyre viteve.

Iniciativa e ndermarrë rreth një vit më parë është mirëpritur edhe nga veteranët e Barcelonës, ndërsa dëshirojnë që ta kthejnë në një festë duke ftuar qytetarët të mbushin stadiumin si atëherë.

Flamurtari dhe Barcelona u ndeshën dy vite radhazi në Kupat europiane me nje fitore të Flamurtarit, dy barazime dhe një fitore e Barcelonës. Në Vlorë pritet të jetë festë sportive.

 

Po ndodh...