
Në moshën 34-vjeçare po përjeton një rini të dytë, Bekim Balaj rinovon kontratën me Vllazninë

18 Shkurt 2025, 19:14 / SPORT
Vllaznia ka rinovuar kontratën me Bekim Balaj. Klubi shkodran ka bërë publik lajmin, teksa ka njoftuar se do të vijojë bashkëpunimin me sulmuesin deri në vitin 2027.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi jonë do të vazhdojë sëbashku me kapitenin tonë edhe për dy sezone të tjera. Suksese Bekim Balaj!” – shkruan Vllaznia.
34-vjeçari, të cilit i përfundonte kontrata në fund të këtij sezoni, do vazhdojë të udhëheqë Vllazninë ku filloi hapat e parë në karrierë.
Kujtojmë se kapiteni i kuqebluve e mbylli sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i kampionatit. Balaj kryeson edhe në sezonin aktual renditjen e golashënuesve teksa ka realizuar 14 gola deri në këtë fazë të kampionatit.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
Nga Preç Zogaj

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128