Si lindi pseudonimi "Pele" deri tek politikan, jeta e 'Mbretit' të futbollit

Shumica prej nesh nuk e kemi parë kurrë të luajë.
E megjithatë në nënndërgjegjen e të gjithëve ai ishte, është dhe do të jetë edhe tani që ka dhënë frymën e fundit më i mirë nga të gjithë.
DHI (Më i Madhi i të Gjithë Kohëve) për të rinjtë e sotëm, thjesht Pele për të gjithë brezat e mëparshëm.
Njeriu me pseudonimin më me ndikim në historinë e sportit, kaloi sot në përjetësi, në moshën 82-vjeçare dhe pas një beteje të gjatë dhe të dhimbshme me kancerin, me gjithë familjen në krah në momentet e fundit.
Lajmi për vdekjen e tij u transmetua nga agjencitë ndërkombëtare dhe u konfirmua nga agjenti i tij, Joe Fraga.
Tani, trajneri i “FC Paradisos” ka pasur një problem të madh për të menaxhuar në të njëjtin ekip mes të tjerëve Maradona, Cruyff dhe Pele.
Të gjithë ata filluan të varfër dhe të përulur për të arritur majat e botës, por askush nuk mund të kundërshtojë se froni i përket Peles.
Në fund të fundit, ai u quajt “mbreti” kur nuk e thërrisnin me pseudonimin në të gjitha stadiumet, pasi ishte futbollisti i parë që arriti të shndërrohej në një markë botërore.
Nga Tre Zemrat, në zemrat e të gjithë
Edson Arantes Do Nascimento (më poshtë do ta shpjegojmë historinë me emrin dhe pseudonimin e tij) lindi më 23 tetor 1940 në qytetin Tres Coracoes (Tre Zemrat) në provincën e Minas Gerais.
Babai i tij Fluminense Dondinho ishte futbollist dhe në atë kohë luante për Atlético Mineiro.
Në sytë e fëmijës së tij, babai i tij ishte më i miri në botë dhe kur mbaronte shkollën, përpara se të shkonte në shtëpi luante gjithmonë një ndeshje me fëmijët e tjerë të lagjes, duke u përpjekur të imitonte atë që bënte babai i tij Dondinho.
Asokohe as që i shkonte në mendje se do të bëhej futbollist profesionist, aq më pak se do të bëhej më i miri në botë.
Sidomos kur Dondinho u lëndua dhe skuadra pushoi së paguari, duke e bërë edhe më të vështirë familjen e tyre jo të pasur, Pele për të ndihmuar familjen e tij u detyrua të punonte si lustrues për të ndihmuar financiarisht, megjithatë ai nuk pushoi kurrë së luajturi futboll.
Edhe nëse ndonjëherë ai dhe miqtë e tij, duke mos pasur një top futbolli, shkelmuan një mango ose mbushnin çorape me letra!
Megjithatë, babai i tij e pa talentin e Edson dhe e shoqëroi në provat në skuadrat e mëdha të Sao Paulos.
Askush nuk ishte i interesuar për të, por pas një sërë refuzimesh, në vitin 1956 ai u pranua nga Santos.
Në atë kohë ishte një skuadër e vogël dhe e mesme nga megalopoli brazilian që përpiqej të gjente vendin e saj mes të mëdhenjve.
Magjistarit të vogël iu deshën vetëm tre vjet për të debutuar në ekipin e parë (ishte 15 vjeç e 319 ditë!) në një ndeshje miqësore dhe legjenda e Peles sapo kishte filluar të lindte.
Pak para se të mbushte 17 vjeç, ai u thirr në ekipin kombëtar, nderi i fundit për një brazilian, duke shënuar në debutimin e tij kundër Argjentinës.
Në grupin e katërt, ata mundën Austrinë 3-0, barazuan Anglinë 0-0 dhe mundën Bashkimin Sovjetik 2-0 .
Në këtë ndeshje të fundit, Pele debutoi në Kupën e Botës (kishte udhëtuar i dëmtuar) dhe u sigurua që nga ndeshja e radhës të vinte vulën e tij në triumfin e parë të Brazilit në Kupën e Botës.
Para se të shpjegojmë se çfarë bëri “Mbreti” në vendin skandinav, kujtojmë se Brazili në atë kohë nuk kishte statusin që ka sot.
Sidomos pas katastrofës së vitit 1950 kur u mund në “finalen” e turneut 2-1 nga Uruguai, vendi kishte rënë në një depresion përsa i përket futbollit.
Deri në momentin kur ky fëmijë i pamundur doli në plan të parë për t'i dhënë sërish... ngjyrë asaj tufe lojtarësh dhe për të zgjidhur... magjinë që shumëkush besonte se i kishte bërë skuadrës.
Më 19 qershor 1958, Brazili u përball me Uellsin në çerekfinale, me Pelen që bën fillimin e tij të parë. Loja ishte e ashpër dhe rezultati ishte 0-0 deri në minutën e 66-të, kur topi gjeti rrugën drejt Peles i cili shënoi.
Ai ishte 17 vjeç e 239 ditë atë ditë dhe 64 vjet më vonë ai mbetet futbollisti më i ri që ka shënuar ndonjëherë në një Kupë Bote.
Brazili fitoi titullin dhe Pele pushtoi të gjithë botën, pasi Kupa e Botës 1958 ishte e para që u transmetua në televizion dhe e gjithë bota u trondit nga ajo që bëri ai fëmijë i mitur në fushë.
Dhe e tillë ishte tronditja e shkaktuar nga prania, saqë i detyroi klubet e mëdha të Evropës (Real, Inter Milan, Manchester United) të dërgonin përfaqësuesit e tyre në São Paulo për ta bërë atë të tyren.
Thashethemet e asaj kohe donin që Reali t'i ofronte një milion dollarë (për ato vite ishte një shumë mitike) ndërsa Gianni Agnelli thuhet se i ofronte një përqindje të kapitalit aksionar të Fiat-it përveç parave!
Largimi i tij i mundshëm nga Santos dhe Brazili ishte në gjendje të rrëzonte qeverinë (në vendin tashmë politikisht të paqëndrueshëm në ato vite) ndaj presidenti Zanio Quadros e shpalli atë një "thesar kombëtar".
Dhe ky nuk ishte një akt simbolik, por një ligj shtetëror që e pengoi Pelen të largohej nga Brazili.
Dhe kjo është arsyeja më e rëndësishme pse "Mbreti" kishte veshur vetëm fanellën e Santos (1956-1974) përpara se të mbyllte karrierën e tij në dy vitet 1975-1977 në skuadrën e Nju Jorkut
Sigurisht që Santos ndryshoi statusin e saj gjatë ditëve të tij dhe njerëzit e saj duke kuptuar ndikimin e Peles jashtë vendit, ata e kthyen departamentin e futbollit në një trupë udhëtuese që udhëtoi botën për ndeshje miqësore
Dalja në pension dhe eksperienca në SHBA
Më 18 korrik 1971, Pele veshi për herë të fundit fanellën e kombëtares braziliane në një lojë miqësore të zhvilluar në Maracana para 140.000 mijë shikuesve (disa thonë shifrën 150.000).
Brenda 13 viteve, ai e kishte kthyer një kombëtare që askush nuk e priste në forcën më të madhe të futbollit botëror.
Në vitin 1974 Pele njoftoi fundin e karrierës së tij me Santos, por një vit më vonë (dhe pasi kishte luajtur në mënyrë sporadike disa ndeshje me skuadrën e zemrës) ai njoftoi se për herë të parë do të luante jashtë Brazilit duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare me skuadrën e Nju Jorkut!
Një skuadër që luajti në Ligën e Futbollit të Amerikës së Veriut (NASL), pararendëse e MLS-së së sotme dhe me blerjen e Peles arriti të kthejë interesin e amerikanëve për futbollin.
Dhe Pele natyrisht nuk doli si humbës pasi u bë sportisti më i paguar në botë duke vendosur në llogari 8 milionë dollarë për 2 vite), që ishte shumë më tepër për shkak të marrëveshjeve të sponsorizimit që nënshkroi.
Sepse Pele ishte ylli i parë i futbollit botëror, i cili njihej në çdo cep të planetit dhe imazhi i tij shitej.
Stadiumet pothuajse të zbrazëta ishin të mbushura kudo ku Pele luajti, duke e çuar skuadrën e Nju Jorkut drejt titullit të tyre të parë ndonjëherë (krahas Carlos Alberto dhe Franz Beckenbauer), dhe lamtumira e tij e fundit me futbollin nuk do të ishte më e mirë.
Pyetja e madhe me golat e Peles
Një karrierë e madhe 20-vjeçare kishte marrë fund, por edhe sot ka debate dhe polemika se sa gola ka shënuar ‘mbreti’ në karrierën e tij.
Sipas brazilianëve ai ka shënuar 1279 gola në 1363 ndeshje (me Santos, Cosmos dhe Kombëtaren), por sipas FIFA-s ka shënuar 757 gola në 812 ndeshje.
Pse lindi ky dallim?
Sepse brazilianët numërojnë edhe ndeshjet miqësore që kanë luajtur në turneun e tyre nëpër botë.
“Në atë kohë skuadrat braziliane ishin më të mirat në botë dhe miqësoret e tyre ishin kundër kundërshtarëve të fortë, shpesh shumë më të rëndësishëm se ndeshjet zyrtare”, është argumenti i tyre, por për FIFA-n ato që kanë rëndësi janë garat zyrtare.
Pse u pagëzua Edson dhe si erdhi Pele kanë historinë e tyre.
“Më quajtën Edson, për nder të shpikësit Thomas Edison sepse në qytetin tim kishte ardhur energjia elektrika kur linda”, ka shpjeguar vetë “Mbreti” se si e ka marrë emrin e tij të vërtetë.
Si lindi pseudonimi Pele?
Mitet janë shumë interesante. Thashethemet dhe skenarët janë të shumtë. Thuhet se këtë pseudonim ia kishte vendosur një shok në shkollë.
Madje, ai u pezullua nga shkolla për tre ditë pas një sherri me djalin që i vuri pseudonimin. Ka dy versione se çfarë do të thotë realisht. Madje, ai vetë ka insistuar se nuk e di se si ka ardhur. Versioni i parë është se një ditë ai ishte duke luajtur futboll, në fushat e Tres Corasos me shokët e tij, me një top të improvizuar të bërë prej pëlhure dhe letre, kur në një moment gjeti një top të vjetër, të shfryrë, të dëmtuar, por lëkure të hedhur pranë një stacioni i trenit.
Që atëherë mori këtë emër pasi Pele do të thotë lëkurë në shumë gjuhë latine. Versioni tjetër është se ky emër i ka ngelur kur gabimisht e ka quajtur lojtarin e tij të preferuar “Bile” si “Pile”, portieri i Vasko da Gamës. Ai është shprehur se emri Pele nuk ka qenë sipas dëshirës së tij dhe nuk tregon asgjë në gjuhën portugeze.
Megjithatë, shumë më vonë një teolog tha se kjo fjalë është në Bibël dhe në hebraisht do të thotë mrekulli, gjë që i ndryshoi mendimin për emrin.
Tre martesat
Pele menjëherë pas paraqitjes së makthit të Brazilit në Kupën e Botës në Angli (eliminimi nga faza e grupeve me shenja të dhunshme) u martua me Rosemary dos Reis Solby me të cilën pati tre fëmijë. Kelly Christina, Edson dhe Jennifer por do të divorcohej në 1982.
Në vitin 1994 Pele u bë dhëndër për herë të dytë pasi u martua me Assyria Lemos Seysas dhe të cilën ka dy binjakët (Joshua dhe Celeste) në 1996 përpara se të divorcohej në 2008.
Në vitin 2016, Pele u martua për herë të tretë me Marcia Aoki, me të cilën nuk ka fëmijë, por përveç pesë fëmijëve nga dy martesat e tij të para, braziliani është baba i dy fëmijëve të tjerë.
Nga Sandra Masado dhe Flavia Kurz, të cilët kanë lindur në vitet '60 nga marrëdhëniet e tij të paligjshme.
Politikani dhe aktori
Pele gjatë karrierës së tij u akuzua shumë herë për qëndrimin e tij "a politica" dhe për faktin se ai kurrë nuk përfitoi nga pozicioni i tij për të bërë presion mbi diktaturën (e cila sundoi që nga viti 1964 dhe për 20 vjet)... Ai e pranoi dhe vetë duke folur në dokumentarin e fundit të Netflix për jetën e tij...
Megjithatë, pak para mijëvjeçarit ai pranoi propozimin për të marrë postin e ministrit të Sporteve, duke kaluar të famshmin Nomo Pele për të drejtat e futbollistëve.
Ai vetë gjithmonë besonte se më në fund po bënte drejtësi për betejat e futbollistëve që ishin si skllevër të klubeve, kritikët e akuzuan se bënte gjithçka për shfaqje dhe karriera e tij politike nuk zgjati shumë.
Në vitin 1969 ai pati kontaktin e tij të parë me botën e aktrimit duke pasur një rol të vogël në filmin "Os Estranhos" që kishte të bënte me alienët dhe në vitin 1977 kompozoi këngën për filmin me titull... "Pele".
Megjithatë, suksesi i tij më i madh kinematografik ishte pjesëmarrja në filmin "Arratisja e 11" ku luajti me Sylvester Stallone, Max Von Sydoff, Michael Caine, Osvaldo Ardiles, Bobby Moore.
Në film, një grup të burgosurish mposhtin një ekip gjermanësh në një ndeshje miqësore të luajtur në Paris, ku Pele e bën rezultatin 5-4 me një goditje magjike gërshërë të kundërt dhe shokët e tij të skuadrës duke e mbajtur atë mbi supe.
Që në vitet 90 mban titullin ambasador i OKB-së dhe UNESCO-s, ndërsa në dhjetor të vitit 2000 FIFA e shpalli lojtarin e shekullit dhe revista TIME e futi në listën e 100 njerëzve më me ndikim të shekullit të 20-të...
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
