Një gol me polemika vendos pjesën e parë, Shqipëria në disavantazh ndaj Kilit

22 Mars 2024, 21:48 / SPORT ALFA PRESS

Një gol me polemika vendos pjesën e parë, Shqipëria në
Shqipëria e mbyll në disavantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Kilit, me sfidën miqësore që po luhet në Parma të Italisë.

Goli që përcaktoi fatet e fraksionit të parë të lojës erdhi në minutën e 20-të.

Një pasim i bukur brenda zonës së kuqezinjve kapet nga Vargas, i cili me një goditje potente dërgon topin furishëm në rrjetën e Thomas Strakoshës, duke “shtangur” djemtë e Sylivnho.

Kuqezinjtë protestuan për një prekje të topit me dorë, por gjyqtari bën shenjë nga qendra e fushës duke e quajtur të vlefshëm golin.

Tashmë, kuqezinjtë duhet të mendojnë për të përmbysur gjithçka ndaj një kundështari tejet luftarak, teksa në fraksionin e parë të sfidës, “La Roja” tregoi që ishte një ekip tepër “i egër”, sidomos në ndërhyrjet e kryera.

Statistikat e lojës:

Një gol me polemika vendos pjesën e parë, Shqipëria në

 

Po ndodh...

ide