Një hap larg Tiranës, bardheblutë gati të rikthejnë në kryeqytet mbrojtësin e Kombëtares

Albi Doka pritet të jetë goditja e madhe e Tiranës në mbrojtje. Burime në ekipin bardheblu bëjnë me dije se mes ishmbrojtësit bardheblu dhe Tiranës është arritur një marrëveshje përfundimtare. Fakt është që lojtari ka pranuar të jetë te bardheblutë, por më parë duhet të marrë letrat te Honvedi. Sapo të marrë letrat është i lirë të firmosë me Tiranën.
Nga ana tjetër, Albi Doka që është pa skuadër, pasi Honvedi ra nga kategoria. Lojtari ka ende kontratë me skuadrën hungareze. Vetëm nëse prish marrëveshjen me Honvendin do të bashkohet me Tiranën.
Bardheblutë po e kërkojnë me ngulm që ta kenë në ekip, ndërkohë që Doka ka deklaruar se do të jetë bardheblu nëse zgjidh çështjen me klubin aktual. Gjithsesi, te Tirana e bëjnë punë të mbaruar çështjen në fjalë.
GURISHTA – Erdenis Gurishta është një tjetër mundësi për Tiranën. Nëse bardheblutë nuk firmosin me Dokën, atëherë Tirana mund të firmosë me Gurishtën. Mesa është mësuar, Gurishta dhe Tirana kanë rënë dakord për marrëveshjen, madje edhe detajet e kontratës janë gati, por mes palëve nuk ka firmë.
Edhe burime mes palëve konfirmojnë marrëveshjen, por jo firmën mes palëve. Diçka mes dy palëve ka mbetur në ajër dhe nuk dihet se si do të shkojnë ngjarjet, fakt është që mes Dokës dhe Gurishtës një do të jetë pjesë e bardhebluve.
HASANI – Florent Hasani është në qendër të merkatos. Sulmuesi i bardhebluve është shënjestruar nga skuadra arabe dhe ai mund të kalojë në Arabi kundrejt një shume të majme që mund të fitojë ekipi bardheblu.
Te Tirana janë të sigurt që Hasani do të ikë dhe do të sjellë para. Halili ka vendosur ta shesë me një shifër jo më pak se 500 mijë euro.
Sulmuesi kryesor i Tiranës, i cili këtë kampionat ka shënuar 19 herë mes Superiores, Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë, në fund të sezonit mund të largohet nga bardheblutë.
Veç ekipeve nga Lindja e Mesme janë disa skuadra që kanë dëshirë të marrin shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës. Mësohet se për futbollistin interesohen skuadra nga Turqia, Kroacia, veç atyre nga Azerbajxhani./Panoramasport.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

