Një rikthim bardheblu, Erando Karabeci vesh sërish fanellën e Tiranës
Në futboll ka rikthime që tejkalojnë logjikën e merkatos, janë rikthime që flasin me zemër.
Erando Karabeci, një nga figurat më emblematike të Tiranës në dekadën e fundit, rikthehet në shtëpi, aty ku nisi gjithçka, për të veshur sërish fanellën që ka mbrojtur me krenari, pasioni dhe përkushtim.
Me më shumë se 275 ndeshje zyrtare, disa trofe të fituar, dhe një lidhje shpirtërore me klubin dhe tifozët, Karabeci nuk është thjesht një lojtar i rikthyer, është një kapitull i gjallë i historisë bardheblu, që tani vjen për të shkruar faqen e fundit të karrierës së tij aty ku gjithçka mori formë: në zemër të Tiranës.
“Tirana njofton se mesfushori Erando Karabeci rikthehet aty ku filloi gjithçka, për të veshur edhe një herë fanellën që ka mbajtur me krenari për më shumë se një dekadë.
Me mbi 275 ndeshje zyrtare me Tiranën, si edhe disa trofe të fituar, Karabeci është jo vetëm një veteran, por një simbol i përkushtimit dhe i shpirtit bardheblu.
Pas eksperiencave të tij të fundit, ai rikthehet për të mbyllur karrierën aty ku e nisi, në shtëpi, pranë tifozëve që e kanë përkrahur gjithmonë dhe klubit që i dha emër.
Me përvojën e tij të pasur, ai do të ketë një rol të dyfishtë në skuadër: si lojtar aktiv në fushë dhe si një udhëheqës për brezin e ri të futbollistëve që po rriten brenda klubit.
Mirësevjen në shtëpi, Erando! Tani është koha për të shkruar faqen e fundit të një kapitulli të paharrueshëm, me fanellën bardheblu.”
“Tirana nuk ka qenë kurrë thjesht një klub për mua, ka qenë shtëpia ime, familja ime, dhe pjesë e shpirtit tim.
Është emocion i veçantë të rikthehem këtu për të përmbyllur një udhëtim që e kam jetuar me zemër.
Vij me dëshirën për të dhënë gjithçka edhe në këtë fazë të fundit të karrierës sime, por edhe për të ndihmuar të rinjtë që po rriten në këtë klub me traditë. Tifozëve bardheblu, ju falënderoj nga zemra për dashurinë e përjetshme.”
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128