‘Nostradamusi’ brazilian, zbulon dy finalistet e Katar 2022

Athos Salome, profeti që jeton në Divinopolis të Brazilit, ka dhënë profecinë e tij për Botërorin në Katar.
Njeriu që vitet e fundit parashikoi përhapjen e Covid e vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, fitoi pseudonimin “Nostradamusi i gjallë”.
Kjo pikërisht pë shkak të saktësisë së fjalëve të tij. E tani, Salome ka zbuluar edhe emrat e finalistëve të mundshëm, duke futur në ankth të gjithë të tjerët.
Braziliani Salome zbuloi fillimisht pesë skuadrat që kanë mundësi të kalojnë në finale.
Në këtë përzgjedhje, Nostradamusi brazilian u ndihmua edhe nga një përllogaritje e bazuar në vitin e ndeshjeve e datën e fillimit.
Madje edhe shkronjat e emrave të vendeve që do të luajnë kanë patur rëndësinë e tyre.
Pesë finalistët e përllogaritjeve ishin Argjentina, Brazili, Belgjika, Franca dhe Anglia.
Ndër të gjitha, profeti zgjodhi dy, që mendon se do të shkojnë në finale: “Argjentina dhe Franca: toka e Tangos dhe një vend i Europës Qendrore”.
Por Salome kishte gjithashtu një paralajmërim, për parashikimin e tij:
“Për shkak të numrit të madh të rasteve të Covid-19, gjithçka mund të ndryshojë. Kjo sepse janë shfaqur nënvariante të reja të Omicron, BQ.1 dhe XBB, më të transmetueshme dhe rezistente ndaj vaksinave”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


