“Pasues i Bekenbauer”, historia e lojtarit që nuk luajti kurrë futboll: Kam fjetur me një mijë femra

Karlos Henrike Kaiser është një nga emrat më të njohur në botën e futbollit, por një futbollist që nuk luajti kurrë futboll. Ai u bë protagonist i jashtëzakonshëm me bëmat e tij, me mashtrime dhe me faktin se si transferohej në skuadra të ndryshme pa luajtur kurrë futboll.
Karriera e Kaiser zgjati jo pak por 13 vite dhe mediat e cilësonin si futbollistin që mund të pasojë Franc Bekenbaurin. Në fakt, gazetarët e futbollistët ishin shokët e tij dhe kurrë nuk folën keq për të zbuluar faktin që Kaiser nuk dinte të luante futboll. “Klubet kanë mashtruar dhe vazhdojnë t’i mashtrojnë futbollistët gjithmonë, kështu që unë duhet të marr hak për ta”, shprehej Kaiser i pyetur se pse po sillej si futbollist.
Kaiser firmosi me Puebla de Meksiko dhe kontrata iu ofrua nga klubi për shkak se futbollistët e skuadrës flisnin të gjithë mirë për të. Pas 6 muajsh aventurë, Kaiser u largua por ka qenë edhe pjesë e klubeve si Botafogo, Flamengo e Fluminese por kurrë nuk luajti për to. Arsyeja? Gjithmonë pretendonte se ishte i dëmtuar.
“Futbollistët e dinin të gjithë, gazetarët ishin shokët e mi gjithashtu dhe askush nuk më sulmoi. I gënjeja doktorët, por njëherë erdhi presidenti dhe më tha që nuk kam luajtur kurrë. Unë kisha një dentist shok dhe i thashë presidentit që kam raport mjekësor sepse më në fund më është zbuluar problemi që kam. Ishte e gjitha një gënjeshtër”, shprehet Kaiser.
Në një ndeshje ndaj Koritibas, Kaiser ishte gati të hynte në lojë megjithatë një sherr që bëri me tifozët kundërshtar, e largoi me karton të kuq në kohën kur po bënte nxehmjen. “Jam futbollisti më i mirë që nuk kam luajtur kurrë futboll. Por, unë ka fjetur me 1000 femra dhe gjithmonë bëja si i dëmtuar”, thotë Kaiser./Panoramasport
-
Dueli ndaj City, Arsenali konfirmon mungesën e titullarit
24 Prill, 16:14 -
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

