Dueli ndaj City, Arsenali konfirmon mungesën e titullarit

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, William Saliba nuk po ia del të rikuperohet për “finalen” ndaj Manchester City. Francezi mungon që prej ndeshjes ndaj Sportingut të Lisbonës, pas një dëmtimi që pësoi në shpinë.
22-vjeçari ka qenë pa dyshim një nga elementët më thelbësorë të skuadrës. Saliba ka humbur 5 ndeshje në kampionat, në të cilat Arsenali ka marrë 2 fitore dhe 3 barazime.
Djemtë e Mikel Artetës kanë pësuar 9 gola dhe kryesojnë Premier League me 5 pikë më shumë se Manchester City, që ka zhvilluar 2 ndeshje më pak.
Ndërkohë “The Citysens” duket se vijojnë ecurinë pozitive pas kalimit në gjysmëfinalet e Champions League. Skuadra e Pep Guardiolës ka siguruar edhe finalen e FA CUP, aty ku do të sfidojë Man United në një derbi të zjarrtë.
City-Arsenal është dueli vendimtar, që mund të vendosë fatet e titullit në Angli. Ky takim do të luhet të mërkurën (21:00) dhe do të transmetohet në kanalet e Supersport Digitalb.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128