U dëmtua ndaj Sevillas, mbrojtësi i Man. United mbyll sezonin para kohe

24 Prill 2023, 08:06 / SPORT ALFA PRESS

U dëmtua ndaj Sevillas, mbrojtësi i Man. United mbyll sezonin para

Telashe për trajnerin e Manchester United, Eric Ten Hag. “Djajtë e kuq” do të jetë në detyruar të përballojnë sprintin final të sezonit pa mbrojtësin francez Raphael Varane.

Ky i fundit u dëmtua në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Leagues ndaj Sevillas dhe pas kryerjes së testeve mjekësore, dyshohet se do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 6 javë.

Nëse gjithçka do të konfirmohet, atëherë sezoni për Varane mund të quhet i përfunduar dhe trajneri Ten Hag do të duhet bë bëjë llogaritë me ata që ka në dispozicion, për ndeshjet e mbetura të sezonit, ku do t’i duhet të mbrojë pozitën në zonën Champions të renditjes.

 

Po ndodh...

ide