Përmbysje e madhe e Teutës, durrsakët në avantazh ndaj Skënderbeut
11 Shtator 2024, 20:50 / SPORT

Teuta e befasuar që në minutën e 8-të nga një gol i Ardit Nikajt, ka arritur të përmbysë shifrat përballë Skënderbeut ndërsa kryeson 1-3 në Korçë.
Fillimisht klubi durrsak barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë falë golit të Ledio Beqjat.Pas një goditje dënimi, topi shkon te Beqja i cili me kokë mposht portierin Alia.
Ndërkohë përmbysja e madhe u realizua në minutën e 66-të. Sulm i shpejtë i durrsakëve me topin që shkon te Preknicaj me sulmuesin që gjuan nga jashtë zonës dhe mposht portierin.
Goli i tretë dhe me gjasa edhe i fitores erdhi në minutën e 73-të. Aksion i gjatë i bregdetarëve me Tomën, Alia grushton një gjuajtje drejt katërkëndorit por topin shkon te Kruja i cili e shtyn në rrjetë.
-
Alarmohet Napoli, Kvaratskhelia luajti i dëmtuar ndaj Shqipërisë
11 Shtator, 20:33 -
Kristiano Ronaldo: Realin e kam në zemër, Champions-i është bërë për të
11 Shtator, 20:20
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


