Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik i Mclaren ka fituar kampionatin mes drithërimave, pasi në fund diferenca e tij pas garës së Abu Dabi ishte vetëm 2 pikë nga Maks Verstapen.
Holandezi e nisi nga starti dhe siç pritej, me një strategji perfekte, shkoi i vetëm deri në fund të garës, duke shpresuar në një mrekulli pas krahëve të tij.
Norris pa Piastrin ta kalonte që në xhirot e para, por më pas u tregua i vëmendshëm dhe ruajti me shumë fanatizëm vendin e tretë, që i mjaftonte për të siguruar titullin kampion.
Dhe kështu ndodhi, pasi tre makinat e mbyllën në këtë rend garën e fundit të sezonit, duke dekretuar kampionin e ri të botës.
Norris e mbylli me 423 pikë, Verstapen me 421 dhe Piastri me 410 pikë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
