Presidenti i Interit, Marota: Çalhanoglu rri, është plotësisht i yni

Presidenti i Interit, Bepe Marota, është shprehur me entuziazëm në prag të sezonit të ri të Serisë A. Duke folur shkurtimisht për gazetarët në dalje të zyrave të Ligës Italiane, Marota theksoi se ka një optimizëm maksimal që po e rrethon klubin.
Ai, gjatë gjithë kohës, u përpoq të tregohej i matur, pavarësisht pikëpyetjeve të shumta që e rrethojnë ambientin zikaltër gjatë kësaj periudhe. “Ka një optimizëm maksimal. Jemi Interi dhe duhet gjithmonë të shohim drejt së ardhmes me besim të madh”.
ÇALHANOGLU- Merkatoja, si gjithmonë, mbetet në qendër të vëmendjes. Sa i përket mesfushorit Hakan Çalhanoglu, Marota qetësoi tifozët. Ai konfirmoi se Çalhanoglu mbetet pjesë e Interit dhe do të bashkohet me skuadrën në stërvitje shumë shpejt, pasi nuk ka ende asnjë risi që atë e largon nga zikaltrit. “Nuk ka asnjë risi. Çalhanoglu është plotësisht yni. Do të bashkohet me ekipin në stërvitje së shpejti”.
LEONI- Në lidhje me talentin Leoni, të cilin Interi e ka vendosur në qendër të objektivave në merkaton e verës sa i përket mbrojtjes, presidenti u shpreh qartë pa dashur të krijojë polemika. “Është një lojtar i talentuar, por është pjesë e Parmës, jo e Interit”. KARBONI- Marota konfirmoi gjithashtu një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato që lidhet me talentin zikaltër, Valentin Karboni, duke konfirmuar transferimin e tij te Xhenoa. “Valentin Karboni do të transferohet te Xhenoa, ku do të punojë me një trajner të mirë si Patrik Viera”. Për sa i përket të ardhmes së lojtarëve Espozito dhe Bukjenan, ai u tregua i rezervuar. “Së shpejti, së shpejti…”
DETAJI- Një detaj interesant ishte prania në makinën e Marotës e administratorit të deleguar të Sasuolos, Xhovani Karnevali. Kjo nxiti spekulime për një interes të mundshëm nga Sasuolo për lojtarin kanadez Bjukenan, i cili sapo është kthyer nga huazimi te Vilareali. Megjithatë, nuk përjashtohen edhe pista të tjera që mund të çojnë lojtarë të rinj të Interit te Sassuolo. Interi duket i përqendruar dhe ambicioz, me drejtuesit e klubit që mbeten të bindur për një tjetër sezon të suksesshëm.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


