Real Madrid-Bayern, Neuer dhe shtylla i mohojnë golin spanjollëve

8 Maj 2024, 21:31 / SPORT ALFA PRESS

Real Madrid-Bayern, Neuer dhe shtylla i mohojnë golin spanjollëve
Po luhet pjesa e parë mes Real Madrid dhe Bayern Munich, teksa sonte vendoset skuadra që do t’i bashkohet Borussia Dortmund në finalen e Champions League.

Në minutën e 13-të spanjollët ishin shumë pranë avantazhit teksa Vinicious jr goditi brenda zonës, por gjen reagimin e Neuer me topin që përplaset më pas në shtyllën e majtë.

Madrilenët përpiqen sërish të gjejnë golin, por sërish portieri i bavarezëve bën mrekullinë duke mbajtur rezultatin e bardhë.

 

Po ndodh...