Real stërvitet me dronë/ Shpikja e trajnerit të ri Alonso, në seancat në Amerikë

22 Qershor 2025, 17:49 / SPORT ALFA PRESS

Real stërvitet me dronë/ Shpikja e trajnerit të ri Alonso,

Trajneri i ri i Realit të Madridit ka përdorur diçka të re në stërvitjen e skuadrës së tij. Në seancën e fundit përgatitore që spanjollet mbajtën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, trajneri Shabi Alonso përdori dronin për të filmuar nga lartësia ushtrimet e lojtarëve të tij.

Është hera e parë që kjo ndodh në stërvitjet e Realit, dhe hera e parë që trajneri Shabi Alonso përdor dronet gjatë karrierës së tij. Besohet se kjo u bë për të pasur një ide më të qartë për nivelin e përgatitjeve.

Reali do të luajë sot në orën 21:00 ndeshjen e dytë në Kupën e Botës për Klubet përballë skuadrës meksikane, Paçuka, dhe objektiv i vetëm mbetet fitorja për të synuar kualifikimin. Skuadra madrilene ka probleme sepse sulmuesi kryesor, Kilian Mbape, mungon përsëri duke qenë i sëmurë. Po ashtu, ka edhe mungesa të tjera.

Po ndodh...

ide