Reja nuk qëndron as për Italinë e tij

28 Shtator 2022, 09:45 / SPORT ALFA PRESS

ç
Reja nuk qëndron as për Italinë e tij

Edhe pse pas barazimit me Islandën Edy Raja u shpreh se do të bëjë një analizë të punës së tij me drejtuesit e FSHF mësohet se pritet vetëm zyrtarizimi për shkarkimin e tij.

Media priti dje një reagim të Dukës pas barazimit me Islandën, por ai refuzoi ta zyrtarizonte ‘divorcin’ që e ka paralajmëruar prej kohësh me italianin 75-vjeçar

 

Trajnerit i skadon kontrata në nëntor të këtij viti, por zor se do të jetë në miqësoret me Italinë dhe Arabinë Saudite.

Tani dilema e vetme është nëse zyrtarizimi i largimit do të bëhet sot apo nëse trajneri do të paguhet deri në fund të kontratës, pra edhe dy muajt e ardhshëm.

 

Po ndodh...