Rennes kalon në 1/8 e Kupës së Francës, Marseille eliminohet pas penalltive

Rennes triumfon pas penalltive dhe kalon në 1/8-at e Kupës së Francës, ndërsa për Marseille mbyllet këtu rrugëtimin në këtë komepticion.
Ndeshja ishte shumë e luftuar, me të dyja skuadrat që patën raste të shumta për të shënuar, megjithatë goli i parë u realizua në minutën e 29’ nga Veretout që kaloi miqtë në avantazh.
Në minutën e 45+4’ vendasit patën mundësinë për të barazuar me penallti, por Bourigeaud u ndal nga Lopez, i cili bëri që Marseille ta mbyllte në avantazh fraksioninhapës.
Megjithatë Rennes ia doli që të barazonte, me Terrier që shënoi në minutën e 53’ dhe i dha shpresë ekipit të tij.
Pavarësisht tentativave të tjera si nga Rennes ashtu edhe nga Marseille për të gjetur një tjetër gol, ndeshja u mbyll me baraimin 1-1, duke bërë që të vendosnin penalltitë për fituesin.
Pasi pesë penalltitë e para u realizuan më së miri si nga lojtarët e Rennes ashtu edhe nga ata të Marseille, ishte gabimi i kapitenit të miqve, Gigot në penalltinë e nëntë që vendosi edhe fatin e këtij takimi.
Kështu për Marseille mbyllet këtu rrugëtimi në Kupën e Francës, teksa Rennes kalon në raundin e 1/8-ave.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

