Juventusi tripletë Leçes, 'Zonja' në krye të Serie A! Tri pikë për Empolin dhe Genoan

22 Janar 2024, 07:53 / SPORT ALFA PRESS

Juventusi tripletë Leçes, 'Zonja' në krye të

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të dielë katër ndeshjet e radhës për javën e 21-të. Gjithçka nisi në orën 12:30, aty ku Frosinone fitoi 3-1 kundër Cagliarit. Empoli i shqiptarëve triumfoi 3-0 kundër Monzës me tripletën e Zurkowskit. Juventusi fitoi 0-3 ndaj Leçes duke marrë kreun e Serie A për momentin.

Në "Benito Stripe", vendasit e Frosinones fituan 3-1 me përmbysje kundër Cagliarit të Claudio Ranierit. Dueli nisi "malore" për vendasit, me sardët që shënuan në minutën e 26-të me Sulemana. Duhej pjesa e dytë që Frosinone të "shpërthente" me tre gola. Mazzitelli, Soule dhe Kaio Jorge gjetën golat, për të marrë fitoren pas pesë humbjeve. Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic qëndruan në stol për Frosinonen, që me 22 pikë mban vendin e 13-të.

Në stadiumin "Carlo Castellani", Empoli fitoi 3-0 kundër Monzës për javën e 21-të në Serie A. Tripleta e Zurkowskit i dha tri pikë vendasve, që rikthehen kështu te suksesi. Nga minuta e parë e nisi këtë duel Ismajli, teksa Shpendi mori minuta në pjesën e dytë. Në tribunë Etrit Berisha për shkak të gjendjes fizike te Empoli. Sfida u zhbllokua që në minutën e 13-të me supergolin e Zurkowskit, që shënoi edhe në të 38'. Sërish i njëjti në të dytën gjeti edhe tripletën personale.

uventusi është në krye të Serisë A në Itali, të paktën për momentin. Për raundin e 21-të në kampionat, "Zonja e Vjetër" iu fal sulmuesit serb Dusan Vlahovic që shënoi dopietë dhe Bremer, për fitoren 0-3 kundër Leçes. Në "Via del Mare" pjesa e parë e takimit u mbyll 0-0, ndërsa fraksioni i dytë solli tre gola. Vlahovic shënoi në të 59 minutë pas asistit të Cambiaso, ndërsa po serbi në të 68' dyfishoi shifrat. Suksesin e "vulosi" Bremer me golin në minutën e 85.

Serie A, java 21:

E dielë

12:30 Frosinone 3-1 Cagliari

15:00 Empoli 3-0 Monza

18:00 Salernitana 1-2 Genoa (Martegani 2' / Rategui 13', Gudmundsson 57')

20:45 Leçe 0-3 Juventus.

 

Po ndodh...