Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

14 Mars 2026, 15:12 / SPORT ALFA PRESS

Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për

Burnley pret në shtëpi Bournemouth, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Ashtu siç e paralajmëroi, trajneri i Burnley, Parker ka rikthyer mes të grumbulluarve Armando Brojën.  Sulmuesi kuqezi do të jetë në stol për këtë takim, i cili do mbahet në Turf Moor Stadium.

Pasi zhvilloi disa seanca stërvitore, Broja tashmë ka hedhur pas shpine dëmtimin, ndërsa për sot vështirë se do të mund  të aktivizohet. Rikthimi i tij është një lajm i mirë për Shqipërinë, në prag të sfidës ndaj Polonisë me 26 mars.

 

 

 

 

 

Po ndodh...